E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ Identifikohen shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi

Një aksident tragjik në greqi ju ka marrë jetën tre shtetasve shqiptarë, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë një e katërt.

Mediat greke raportojnë se në rrugën Egnatia pranë pikës së pagesës në Iasmos, një kamion ka përplasur dy makina, ku njëra prej tyre ka shpërthyrer në flakë dhe për pasojë tre persona janë karbozinuar dhe një e katërt ka mundur të dalë nga mjeti me plagë të rnda.

Bëhet me dije se viktima kanë mbetur Viktor Bushi 59 vjeç, Klarenc Kacaj  61 vjeç dhe Marianka  Bushi Aliraj 57 vjeçe, ndërsa e plagosur Mardalena Kaçaj 49 vjeçe.

Ndërkohë në makinën  tjetër ndodhej një familje greke, shoferi 36-vjeçar, një pasagjere 28-vjeçare dhe dy fëmijë të mitur, 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan me plagë të lehta në spitalin e Komotinës.

Ndërkohë, shoferi bullgar i kamionit raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Zjarri pas përplasjes u përhap edhe në një sipërfaqe bujqësore pranë autostradës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë