E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ I morën para biznesit, ja kush janë inspektorët e IMT të arrestuar gjatë operacionit të SPAK dhe Policisë

Pasditen e kësaj të mërkure në një operacion të SPAK dhe Policisë së Shtetit janë arresuar dy inspektorë të IMT të akuzuar për korrupsion dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, mëson se në pranga kanë rënë inspektorët Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa është shpallur në kërkim Klajdi Zhilla dhe një tjetër.

Reklamë

Mësohet po ashtu se Zhilla ëhstë shoferi i Drejtorit të drejtorisë në IMT, Ersid Hasanllari.

Inspektorët e  IMT akuzohen se kanë marrë para nga një subjekt për tenderat. Arrestimi i tyre është bërë në një lokal në Kombinat.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se momenti i marrjes së parave është kapur nga kamerat e sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë