E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Emrat e shqiptarëve “bosa” të kokainës së fshehur në furrë në Athinë e “malit” me euro

Zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në një superoperacion ditën e premte në Athinë ku u sekuestruan qindra mijëra euro dhe një sasi shumë e madhe kokaine.

Vizion Plus mëson ekskluzivisht se dy shqiptarët e kapur në operacionin blic të policisë greke janë Jonid Billa dhe Erjon Metkaj të dy nga jugu I vendit.

Ata konsiderohen dy prej personazheve të rëndësishëm të rrjetit të fuqishëm të trafikut të lëndeve narkotike në disa vende të ballkanit dhe mesdheut. Ndërkohe emri I kroatit të arrestuar në këtë aksion është Anta Bilic.

 

Reklamë

Policia greke arriti të sekuestrojë  105 kg kokainë në 102 pako e cila ishte e fshehur në enë me rërë të future brenda në furrën e një apartamenti në lagjen e Shen Shimitrit në Athinë.

 

Përvec kokainës policia greke  gjeti dhe 534,000 euro cash, ndërkohë  në një operacion tjetër në një apartament te dyte u zbuluan rreth 200,000 euro që I përkisnin të njëjtit grup kriminal.

 

Në deklaratën përpara mediave për këtë operacion u nënvizua se të ardhurat e parashikuara të organizatës kriminale, me shitjen e kokainës në tregun e brendshëm mund të arrinin më shumë se 5 milionë euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë