E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

EMRAT/ Dy vëllezërit plagosin 32-vjeçarin në Durrës, arrestohen nga policia

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur në Durrës mbrëmjen e sotme pas një konflikti banal me dy vëllezër.

Sipas informacioneve 32-vjeçari Gentian Bajrami është goditur me thikë në bark nga vëllezërit Eno dhe Ivo Gega përkatësisht 36 dhe 32-vjeç.

Reklamë

Dy vëllezërit janë arrestuar nga policia, ndërsa 32-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Plagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar.

Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.

Ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale.

32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Më shumë video

Reklamë