Subscribe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë. Një autoveturë e markës Mercedes Benz në të cilën udhëtonin katër të rinj, tre djem dhe një vajzë, ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në mjediset e një karburanti, ku është përplasur me një shtyllë.

Autovetura drejtohej nga 30 vjecari me inicialet M.Ç, ndërkohë që përplasja ka qenë mjaft e fortë, aq sa autovetura është dëmtuar tërësisht.

Lexo edhe :

Related Posts

Tre nga të rinjtë që ndodheshin në autoveturë kanë pësuar dëmtime të shumta. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca të spitalit dhe një automjet i shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga autovetura.

Ata janë dërguar në spital ku i janë marrë menjëherë për mjekim nga mjekët e urgjencës së spitalit. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Dy nga të plagosurit janë: Klajdi Gecaj dhe Leonora Vrioni./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *