Detaje të reja mësohen nga vrasja në Tropojë. Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi Flordian Mulaj, 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Artur Dauti, 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Autori me viktimën s’kanë pasur probleme te mëparshme.
Dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë duke konsumuar alkool në lokal dhe kanë patur debat mes tyre, ku autori i dyshuar më pas e ka qëlluar me armën e zjarrit.
Policia bëri me dije se në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.





