Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri janë pesë personat e plagosur pasditen e sotme në Laç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.
Lexo edhe :
Related Posts
“Rreth orës 13:30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit Liridon Ismaili, Angjelina Gjezaj, Geri Bitri, Amarildo Ndoj, dhe Daniel Gjeloshi, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë”, thuhet në reagimin zyrtar.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij./vizionplus.tv







