E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

EMRAT- Aksident, dy shqiptarë humbin jetën në Hungari, njëri digjet brenda makinës

Dy të rinj me origjinë nga Kosova kanë humbur jetën mbrëmjen e 5 janarit në një aksident automobilistik në Hungari.

Mediat kosovare njoftojnë se viktimat janë identifikuar si Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi.

Sipas deklaratave të të afërmve të viktimave për mediat kosovare, Kushtrim Hoxha është djegur brenda makinës pasi kjo e fundit është përfshirë nga flakët, ndërsa Jetmir Rexhepi ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Detajet janë dhënë nga xhaxhai i të ndjerit Kushtrim Hoxha, Bashkim Hoxha.

Reklamë

Mësohet se Kushtrimi Hoxha pas vetes ka lënë një vajzë katër muajshe, kurse Jetmir Rexhepi një djalë 1 vjeç.

Ndër të tjera, xhaxhai i të ndjerit ka deklaruar se kufomat janë ende në Hungari, dhe se nuk ka shumë informacione se si ka ndodhur aksidenti./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë