E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Emocionuese/ Iku nga vendi i tij që 14 vjeç, futbollisti i Romës takon mamanë pas 5 vitesh

Futbollisti i Romës, Ebrima Darbo është takuar pas pesë vitesh me mamanë e tij.

 

Reklamë

Kur ishte 14 vjeçar, ai u largua nga Gambia për të shkuar në Libi dhe më pas në Itali.

 

Reklamë

Ai u regjistrua në një azil, duke kërkuar ndihmë nga shteti italian, të cilët e futën në shkollë dhe filloi të merrte pjesë në aktivitete sportive.

 

Talenti i tij spikati menjëherë dhe delegatët e Romës e afruan në skuadër për një prove.

 

Debutimin e parë me fanellën e verdhekuqve i riu e bëri në vitin 2019 me skuadrën e të rinjve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë