E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Aksident i rëndë në punë, humb jetën 35-vjeçari shqiptar në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në pyjet e Rasorës, në zonën e Bolonjës.

Viktima është Shkelzen Pali, i cili prej vitesh jetonte në Itali. Ai ndodhej në pyll së bashku me një koleg duke prerë pemë.

Reklamë

Gjatë punës, për transportimin e trungjeve ishte vendosur një teleferik i lëvizshëm. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi në momentin kur po aktivizohej kablloja e teleferikut.

Dyshohet se një pjesë e kabllos ishte krijuar si lak në tokë dhe Pali kishte futur këmbët brenda saj, pa e kuptuar. Kur mekanizmi u vu në lëvizje, kablloja e goditi rëndë 35-vjeçarin.

Reklamë

Kolegu i tij ndaloi menjëherë makinerinë dhe telefonoi për ndihmë. Në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe zjarrfikësit, por 35-vjeçari kishte ndërruar jetë nga plagët e marra.

Për ngjarjen kanë nisur hetimet Karabinierët, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe nëse janë respektuar masat e sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.