“Albania’s Got Talent” çeli siparin në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus, në një natë që përmbante gjithçka, lot emocione, batuat e mbi të gjitha spikati talenti.
Konkurrentët e kësaj puntate dhuruan spektakël të vërtetë në performancat e tyre.
Lexo edhe :
Related Posts
Për rreth dy orë publiku në sallë, ai në shtëpi, por edhe juria u përfshinë në përjetime emocionale që duket se ishin të pashmangshme.
Fëmijët ishin ata që shkëlqyen në këtë natë, ku me çiltërsinë dhe lirshmërinë në skenë rrëmbyen jo vetëm duartrokitjet, por dhe “po-të” e katër anëtarëve të jurisë.
Kontrast emocionesh ishte ai mes vogëlushes Maren Tare në akrobaci, dhe performancës së balerinëve të vegjël Beklisa dhe Marvi.
Performacë kjo e fundit që solli një mesazh të fuqishëm përmes artit, e ku veç të tjerash përloti Agron Llakajn, Adelina Ismajlin, Ledina Çelon dhe Kastro Zizion.
Gara duket se është e fortë, ku veç pjesëmarrësve nga trevat shqipfolëse, formatit shqiptar i janë bashkuar edhe të huaj. I tillë ishte dhe interpretimi i zhonglerit italian Luigi Fiorentino.
Kënga spikati te talentet e natës së parë. Klejvi Kapeta, Andi Dinellari, Anisa Dervishi, Flora Zenuni etj sollën muzikë dhe ritëm në skenën e “Albania’s Got Talent”.
Ndonëse një pjesë e tyre nuk kaluan dot në fazën tjetër.
Performaca me rërë nga Fatmir Mura, jo vetëm që la jurinë pa fjalë, por rrëmbeu edhe “Golden Buzzer-in” e mbrëmjes duke e kualifikuar artistin menjëherë në finale.
“Albania’S Got Talent” nga kjo e hënë u bë spektakli i të gjithë shqiptarëve, ndaj për ju që nuk patët mundësi ta ndiqnit këtë mbrëmje magjike, e gjeni në kanalin zyrtar të Vizion Plus në Youtube, si dhe në të gjitha rrjetet sociale të Vizion Plus. Ndërsa takimi i radhës për të zbuluar të tjerë talente do të jetë të hënën e ardhshme në orën 21.00./vizionplus.tv






