Vizioni i Pasdites rikthehet këtë sezon të ri si një paketë e re info-tainment me fokus pasqyrimin e dinamikës së jetës shqiptare, në ekranin e Vizion Plus. Çdo ditë në një transmetim live, pasditja e shqiptarëve do të jetë dritarja e informimit mbi ngjarjet e aktualitetit, historive njerëzore, lidhjeve direkte nga e gjithë Shqipëria , tematikave sociale, reportazheve në terren por gjithashtu edhe një pasdite argëtuese me të ftuar ekskluzivë dhe protagonistë nga jeta e përditshme apo bota e spektaklit.
Nën moderimin e Brikena Prifti, e cila vjen pas nje karriere disa vjeçare ne ekranet kryesore shqiptare. Ka pasion gazetarine, dhe permes kesaj mundesie qe i jepet ne moderimin e nje formati të perditshem ne nje televizion kombetar synon te hedh nje hap cilesor ne karrieren e saj.
AKTUALITET
Ngjarjet e fundit nga kronika dhe jeta sociale në vend, për të raportuar përmes gazetarëve në terren hap pas hapi ngjarjen si dhe për të sjellë diskutime dhe rrëfime ekskluzive të protagonistëve të ngjarjes.
PROBLEMATIKA SOCIALE
Tema të trajtuara me panel të ftuarish, inserte dhe shumë dinamikë për të pasqyruar 360 gradë atë që ndodh, na prek dhe na shërben në jetën tonë të përditshme.
HISTORI NJERËZORE
Histori ekskluzive të protagonistëve të ngjarjeve të bujshme; histori personale që vijnë nga jeta e përditshme, për ta kthyer emisionin e pasdites një hapësirë për gjithë familjen dhe një pasqyrë e realitetit në të cilin jetojmë.
KRONIKA NË TERREN
Gazetarët tanë do të sjellin çdo ditë në emisionin e pasdites, materiale të xhiruara në terren duke qenë më afër realitetit shqiptar apo për t’ju dhënë mundësinë të shtegtoni bashkë me ne në historitë frymëzuese të personazheve të jetës reale, atyre të spektaklit apo destinacione të veçanta.