Brenda vitit të ardhshëm do te mbyllen ndërtimet e banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti dhe të gjitha familjet do të rikthehen në shtëpitë e tyre.

 

Kështu është shprehur kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në takimin me banorë të Shkozetit.

 

Kryebashkiakja Sako duke folur para banorëve tha se rindërtimi është një kapitull i suksesshëm, pasi shumë banesa dhe pallate janë rindërtuar dhe brenda vitit të ardhshëm, do të mbyllet plotësisht programi i rindërtimit.

 

Në zonën e Shkozetit po punohet për ndërtimin nga e para të shkollës së mesme “Olsi Lasko”, konviktit të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” dhe shkollës 9-vjeçare “Isuf Ferra”.

 

Kryebashkiakja Sako tha se këto shkolla po ndërtohen sipas standardeve ndërkombëtare ku nxënësit dhe mësuesit do të punojnë në kushte bashkëkohore. Investimet e tjera madhore që po kryhen me mbështetjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama, si Porti i Marinës, Porti i ri tregtar në Porto Romano, Stadiumi i ri dhe Akademia Sportive po hedhin themelet për transformimin e Durrësit, tha në mbyllje të fjalës së saj Emiriana Sako.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *