Subscribe

Shpopullimi prek masivisht edhe shkollat e qarkut të Lezhës. Viti i ri shkollor 2023-2024 nisi me 1740 nënës më pak se 1 vit më parë.Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar këtë të hënë të 11 shtatorit, janë ulur gjithsej në bankat e shkollës 14 mijë e 171 nxënës, ku 1248 prej tyre në klasat e para dhe 870 janë regjistruar në klasat e dhjeta.

 

Numri më i ulët i nxënësve është në Bashkinë e Mirditës ku prej vitesh po njeh vetem renie. Emigrimi vit pas viti po reflektohet edhe në shkolla ku edhe vitin e kaluar rënia e numrit të nxënësve ishte më shume se 1 mijë. Referuar numrit të ulët të nxënësve, problem në qarkun e Lezhës mbeten klasat kolektive kryesisht në zonat rurale. Pavarësisht kësaj situate, ende nuk ka të dhëna për shkolla të mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *