E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Emigrantët zbresin në Lampedusa, prokuroria rrëzon Matteo Salvinin

Pas 19 ditësh në det anija “Open Arms” me 80 emigrantë në bord ka zbarkuar në portin e Lampedusës.

Pas një beteje te ashpër gjyqësore dhe qëndrimit të palëkundur të ministrit të brendshëm Italian, prokuroria vendosi në favor të refugjateve të cilët kanë jetuar në kushte shumë të vështira dhe janë përballur me probleme shëndetësore si dhe psikologjike.

 

Zbarkimi dhe evakuimi i menjëhershëm i migrantëve u urdhërua nga prokuroria e Agrigento-s pasi u kryen disa inspektime së bashku me mjekë dhe drejtues të portit.

Reklamë

 

Prokuroi ka hapur një dosje hetimore kundër personave që penguan zbarkimin e anijes me migrantë me akuzën e mosveprimit dhe refuzim të detyrave.

 

Matteo Salvini kishte njoftuar se do ta apelonte vendimin në Këshillin e Shtetit dhe Gjykatën administrative, por duket se kriza qeveritare dhe dorëheqja e Kryeministrit Conte i ka lehtësuar gjërat.

 

Ndërkohë sa i takon krizës politike në vend, presidenti Sergio Matarella ende nuk e ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Conte ndërsa pritet te fillojnë konsultimet me partitë politike për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë