Subscribe

Emigrantët shqiptarë në Itali kanë protestuar sot përpara ambasadës së shtetit fqinj në Tiranë, duke kërkuar që të miratohet marrëveshja për pensionet që i’u njeh vitet e punës në të dyja vendet.

 

 

“Vjetërsia këtu me atë në Itali, të bashkohen dhe të plotësojnë shumën, të marrim aq sa na takon dhe kthehemi në vendin tonë, hamë bukën tonë.”

 

“Unë kam 47 vjet punë, 22 në Shqipëri dhe 25 në Itali, kërkesa jonë është që të na jepet e drejta të përfitoj nga kontributet që kam derdhur”

 

“Duke patur 22 vjet punë në Shqipëri dhe 17 vjet në Itali, unë dal me një pension minimumi 1700 euro ndërsa këtu marr 110 euro për atë kohë që kam punuar.”

 

Ambasadori italian në Shqipëri Fabricio Buçi garantoi se pengesat janë vetëm burokratike dhe gjithcka mund te zgjidhet brenda pak muajve.

 

FABRIZIO BUCI

AMBASADORI ITALIAN NE SHQIPERI

“Mund t’ju siguroj se nga ana e qeverisë italiane po bëhen përpjekjet maksimale, burimet financiare i kemi dhe tani janë hapat procedurialë që shpresoj do të mbyllen brenda pak muajve.”

 

Më 1 janar të vitit 2023 qeveria italiane ka akorduar buxhetin për pensionet me një efekt prej 10 vitesh, tashmë do të duhet që ministria e jashtme të miratojë marrëveshjen teknike dhe më tej të votohet në parlamentet e të dyja shteteve.

 

BESKIDA ALIAJ

EKSPERTE E PENSIONEVE

“Ne kemi buxhet por nuk i marrin dot pensionistët derisa të hyjë në fuqi marrëveshja. Marrëvrshja teknike është bërë dhe ka dakordësi mbi përmbajtjen, ministria e punës e ka pranuar dhe në shkurt të këtij viti ia ka deleguar ministrisë së jashtme dhe kalon pastaj për miratim në parlamentet e dy vendeve. Në total janë 500 mijë deri në 700 mijë emigrantë të të gjitha moshave ndërsa ata që preken sa i takon pensioneve janë të paktën 25 mijë në vit.”

 

Mosha zyrtare për të përfituar pension në Itali është 67 vjeç me kushtin që të jenë kryer 20 vite punë e rregullt. Sipas marrëveshjes, njihen vitet e punës në Shqipëri dhe ato në Itali dhe bashkimi i tyre bën të mundur që të merret pension në të dyja vendet, në varësi të kontributeve që janë derdhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *