E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Emigrantët “peng” në Itali, BE: Nuk mund të shkojnë në Shqipëri

Bashkimi Europian nuk lejon që 20 refugjatët eritreas të vijnë në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Europian gjatë një konference para mediave.

 

“Asnjë emigrant nuk mund të transferohet nga Italia drejt Shqipërisë pa vullnetin e tyre të lire. Transferimi i emigrantëve duhet të bëhet në bazë të normativës europiane mbi të drejtën e azilkërkuesve e që duhet respektuar nga çdo vend anëtar i BE-së.”

 

Reklamë

Por Ministri i Brendshëm Italian Matteo Salvini ka reaguar, duke deklaruar se nuk i takon Bashkimit Europian të flasë për këtë çështje, pasi BE-ja nuk ndërmori asnjë hap për zgjidhjen e problemit të refugjatëve në anijen Dicciotti.

 

“Në Europë nuk lëvizin asnjë gisht për të pranuar emigrantët, por indinjohen nëse shkojnë në Shqipëri, pasi duhet konsensusi i tyre, Po ku jemi në një shtëpi pushimi???… Çmenduri.”

 

40 emigrantët e tjerë të anijes “Diciotti” vazhdojnë të qëndrojnë në qendrën e identifikimit të emigrantëve në Katania, ku gjysma do të nisen drejt Shqipërisë dhe pjesa tjetër drejt Irlandës.

Më shumë video

Reklamë