Subscribe

Këta janë disa nga qindra emigrantë shqiptar që kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar festen e Pashkës.

 

Ata thonë se kanë shfrytëzuar këto dite pushimesh për te parë të afërmit dhe për te festuar Pashkën.

 

Tre tragete sollën në portin e Durrësit rreth 2000 pasagjere.

 

Burime nga kapiteneria e portit bëjnë me dije se edhe gjate ditës se nesërme, pritet të këtë një rritje te numrit të pasagjereve që vijnë nga portet italiane.

 

Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka filluar te ndihet fluksi i emigranteve, te cilët po vijnë për të festuar festen e Pashkës.

 

Pre te eliminuar radhët e gjata në të dy anët e kufirit,  autoritetet shqiptare dhe greke kane pasur dy takime edhe ditën e sotme, me qellim shtimin e numrit te sporteleve.

 

Burime nga pala shqiptare bëjnë me dije se gjatë gjithë këtyre ditëve do punoje me 8 sportele, 5 prej të cilëve në hyrje.

 

Nga ana tjetër pala greke ka siguruar se do të punojë me 5 sportele, nga te cilët 3 do të jenë në dalje nga vendi fqinje.

 

Vetëm 24 orët e fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 4730 shtetas, 200 prej te cilëve shtetas të huaj, ndërsa kane dale 1970 shtetas.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *