Një tjetër hotel në periferi të qytetit të Korçës është shndërruar në njësi pritëse për emigrantët që kthehen nga Greqia.

 

Shkak është bërë numri i lartë i personave që kalojnë çdo ditë kufirin ne kapshticë, si dhe plotësimi i kapaciteteve të hotelit të parë, ku tashme ndodhen 50 persona.

 

Vetëm mbrëmjen e të enjtes, nga kjo pikë kufitare, hynë 10 emigrantë. Ata u dëguan drejt hotelit të dytë, ndërsa disa prej tyre pretenduan se nuk mund ti perballojne dot vete shpenzimet e qendrimit dy javor.

 

Situata e vështirë në pikat kufitar solli edhe reagimin e kryeministrit Rama, i cili njoftoi se nga dita e hënë qeveria do të prezantojë planin e një hapjes shumë graduale të rrugës së riatdhesimit, por me kushtet përkatëse detyruese të karantimit 14 ditor, nën rregulla të forta sigurie.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *