E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Emergjencë në fluturimin Londër–Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

Një avion  nisur nga aeroporti i Lutonit në Londër me destinacion Tiranën, nuk ka mbërritur sipas parashikimit, pasi gjatë fluturimit ka devijuar drejt Mynihut dhe më pas është kthyer mbrapsht në Londër.

Fluturimi, që pritej të ulej në Rinas në orën 10:55, është detyruar të ndryshojë kursin pasi pesë pasagjerë janë ndjerë papritur keq dhe kanë humbur ndjenjat. Pas njoftimit të ekuipazhit, piloti ka vendosur të rikthehet në Londër, duke qenë pika më e afërt për ndihmë mjekësore.

Avioni është ulur në aeroportin e Lutonit, ku pesë ambulanca kanë pritur në pistë pasagjerët e sëmurë. Ende nuk dihet shkaku i gjendjes së tyre.

Ndërkohë, pasagjerët e tjerë pritet të nisen drejt Tiranës më vonë, duke shkaktuar vonesa edhe për fluturimin e kthimit nga Tirana drejt Londrës.

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë