E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ëmbëlsirat “e hidhura”, 8-vjeçar blen 70,000 karamele nga telefoni i nënës: Do bëj festë me shokët

Një surprizë e pabesueshme e priste një nënë nga Kentucky kur pa në pragun e derës së shtëpisë jo një, jo dy, por dhjetëra kuti plot me… karamele!

Porosia ishte vepër e djalit të saj tetëvjeçar, i cili, ndërsa luante me telefonin e saj , vendosi të bënte një blerje të madhe nga Amazon.

Holly LaFavers tha se u përpoq të anulonte porosinë e Liamit të vogël për rreth 70,000 karamele, por ishte tepër vonë. Amazon kishte vazhduar tashmë me dërgesën, duke dorëzuar 22 kuti të plota me ëmbëlsira shumëngjyrëshe.

” Ai më tha se donte të organizonte një festë dhe porositi karamelet si dhurata për miqtë e tij “, tha znj. LaFavers.

Reklamë

Megjithatë, habia u shndërrua shpejt në tronditje kur nëna kontrolloi llogarinë e saj bankare. Shuma e porosisë ishte afër 4,000 dollarë !

“Kur pashë numrin, gati sa nuk më ra të fikët,” rrëfeu znj. LaFavers.

Sikur të mos mjaftonte kjo, u zbulua se mungonin tetë kuti të tjera nga porosia. Pas një vizite në postë, për fat të mirë, këto kuti shtesë iu kthyen.

Përpjekjet e znj. LaFavers për të anuluar porosinë dhe për të marrë paratë mbrapsht morën shumë kohë dhe përpjekje. Megjithatë, siç njoftoi ajo nëpërmjet rrjeteve sociale, këmbëngulja e saj ia vlejti .

“Pas një dite të gjatë komunikimi me bankën, Amazon do të më rimbursojë paratë “, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.

Tani, znj. LaFavers ka marrë masa, duke ndryshuar disa cilësime në telefonin e saj celular, me qëllim që të shmangë dërgesa të ngjashme… surprizë në shtëpi.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë