E shtunë, 31 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Email-i kërcënues alarmon edhe Shkodrën! Policia nis kontrollet me qen në bashkinë e qytetit

Edhe në Shkodër, policia ka nisur kontrollet për bombë, pas email-it kërcënues dhe terrorist që mbërriti në adresën e bashkisë së qytetit.

Kontrollet janë ushtruar në të gjithë godinën. Deri më tani nuk ka raportime për prezencë bombe.

Reklamë

Në email, që mbërriti nga një adresë e paidentifikuar, thuhej se bomba do të shpërthente pas dy orësh.

“Përshëndetje. Ky është shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh. Pas kësaj, ju të pa fe do të coptoheni.

Reklamë

Allahu Akber” , thuhej në mesazh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Më herët, efektivët ushtruan kontrolle edhe në SPAK dhe nuk u gjet asnjë prani bombe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë