Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave, ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.  Sipas vendimit të publikuar nga ky panel, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriçi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt. Kjo ka hapur krijuar një sere debatesh dhe pakënaqësish, duke pasur parasysh që kjo lë jashtë kandidimit përzgjedhjen e 14 shkurtit, kandidatin për kryeministër nga LVV, Albin Kurtin, i cili është edhe kandidati më potencial për këtë post.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë u shpreh se: “Ne kemi një konflikt të hapur juridiko-politik dhe kur gjithë pjesa juridike fillon dhe cënon politikën, në fakt futet juridikja vetë në kundërthënie, sepse këtu kemi kundërthënie të hapura në aspektin juridik. Dhe kur të updatohet, natyrisht duhet me sistemin në nivelin politik të popullsisë, por edhe me sistemin e të drejtës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *