Këngëtarja Elvana Gjata ka ndarë disa foto në “InstaStory” me prindërit e saj. Në këtë periudhe pandemie, këngëtarja ka zgjedhur që të kalojë më shumë kohë me familjen e saj.

Teksa shfaqen duke bërë shëtitje, krahas fotos, këngëtarja ka përçuar edhe një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj.

“Të shtrenjtët e mi, në këto kohë të vështira, qëndroni sa më pranë familjes tuaj dhe gëzohuni me ta. Jam çdo ditë falenderuse dhe mirënjohëse për ta. Zoti është i mrekullueshëm”, shkruan Elvana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *