Sipërmarrësi i njohur, që tashmë është zhvendosur në Amerikë, Elton Ilirjani  ka qenë i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” ku ka folur pë r pë rvojë n e tij me COVID-19. Ilirjani tregoi se jo vetë m ai por edhe qenushja e tij,Mona, e ka kaluar infeksionin.  “ Kjo është Mona qenushja ime. Ne jetojmë bashkë në Neë  York. Nuk kam qenë vetëm dhe gjëja më interesante, pasi u infektova dhe e kalova ishte se zbulova që mona ishte sëmurë e prekur nga COVID-19.Më ndodhi shumë shpejt, çdo gjë. Unë mendova që shpëtova nga virusi. Kur pata simptoma nuk pata frikë, se thashë jam ftohur. Kur fola me doktori isha i frikësuar, pastaj kur ma konfirmuan, vija vërdallë një orë në shtëpi. Pata një moment shumë delikat me veten. Nuk njoftova asnjë të afërm. U mbrojta shumë, maskë, doreza dhe kur u ktheva isha në biznes class me një biletë të shtrenjtë. Kur bëra pazar në Neë  York, aty mund ta kem marrë dhe më pas kisha simptoma. Isha një moment ku mushkritë e mia s’po mbusheshin me frymë. Kanë qenë në fillim simptomat, në mars dhe nuk dihej shumë për virusin. Isha me fat që e kalova një periudhë që nuk dihej shumë”, u shpreh ai. Për fat të mirë, Eltoni, por edhe qenushja e tij duket se e kanë kaluar plotësisht rrezikun, pasi nuk shfaqin më simptomat e virusit COVID-19“Kemi një muaj që nuk kemi asnjë simptomë. Jemi në pritje të testit. Të bëjmë testin që të shohim nese jemi imunë”, pë rfundoi Ilirjani.I pyetur për mjekimet që ka marrë , për tu kuruar nga koronavirusi, Eltoni ka rrëfyer se e ka trajtuar njësoj si gripin e zakonshëm dhe nuk ka preferuar të marrë asnjë ilaç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *