Rigelsa apo Niko? Njëri nga të dy do të eliminohet në spektaklin e kësaj të premteje, televotimi i të cilit ende nuk është mbyllur.

Gjatë rrëfimit të tyre në plevicë, Rigelsa dhe Niko kanë dhënë motivet e tyre pse ky rrugëtim duhet të vijojë.

Rigelsa theksoi se ajo mund të sjellë në fermë një frymë rinore, e cila mund të zhbëjë stereotiope rreth Miss-eve, duke bërë që ato të shihen përtej bukurisë. Po ashtu, ajo theksoi se dëshiron të bëjë krenarë prindërit.

“Duhet të më votojnë se jam e re. Mund të sjellë një lloj ndryshimi kërtu. Një miss që lufton kundrejt atij stereotipit që është veç e bukur. Çdo femërv e ka një kurorë në kokë. Më vjen keq që nuk kam pasur sfida individuale. Nuk jan rritur në shtetin tim , e shihja këtë format për t’ua shpërblyer prindërve”, thotë Rigelsa

Nga ana tjetër, Niko theksoi se dëshiron që të shpalosë atë version të vetes që e njohin miqtë e tij jashtë e që pak e ka shpalosur brenda. Ai theksoi se ka nisur ndryshimin e asaj që po përcjellë në “Ferma VIP”, duke dhënë më shumë nga vetja.

“Duhet të shohin një Niko më gallat. Një anë timen shumë ndryshe dhe Niko shumë sfidues. I gatshëm për sfida. Kam akoma shumë për të treguar”, shprehet Niko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *