Policia e Gjirokastrës vuri në pranga drejtuesin e punimeve të OSSH-së, pas ngjarjes së rëndë të hënën, ku një elektriçist humbi jetën.

 

52-vjeçari që kishte për detyrë të kryente kontrollet e nevojshme dhe të monitoronte punën e elektriçistëve akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.

 

Për pasojë, dy elektriçistë u dëmtuan gjatë punës, njëri prej të cilëve, Gëzim Çabej, humbi jetën në spital.

 

Gjithashtu, është vënë nën hetim një 64-vjeçar, me detyrë operator i OSSH-së në Gjirokastër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Ai dyshohet se ka falsifikuar dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë së OSSH-së Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *