E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Elektriçisti vdiq duke punuar/ Arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH në Memaliaj

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH Memaliaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

 

Reklamë

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj.

 

Një ditë më parë gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë.

 

Madje njeri prej tyre, Agron Mana ndërroi jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë