Elbasani shpallet fitues i festivalit të orkestrave të harqeve e muzikës së dhomës

Festivali “Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës” dhe krijimtaria e saj ka cekur fundin e rrugëtimit të tij tre ditor ku u shpalosen vlerat artistike nga grupe të ndryshme.
Për të dytin vit orkestra e harqeve të Elbasanit u shpall fituese e festivalit, nga juria, ndërsa çmimi i dytë shkoi për orkestrën e qytetit të Korçës. Veç dy vendeve të para u shpërndanë edhe çmime simbolike, duke përfshirë ato speciale, por edhe në instrumenta, ku instrumentisti më i mirë u vlerësua violinisti Zeqir Sulkuqi, po nga qyteti i Elbasanit.
Orkestra e Elbasanit prezantimin para spektatorëve, e beri me disa pjesë të autorit Isak Shehu.
Pjesë e takimit kombëtar të orkestrave të harqeve dhe muzikës së dhomës ishin 10 trupa nga i gjithë vendi, përfshirë dhe nga Kosova e Maqedonia.




