E hënë, 26 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Elbasanasi vidhte me dhunë varëset nga qafa e femrave/ VIDEO

Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi u vidhte me forcë banorëve varëset e floririt.

 

Reklamë

32 vjeçari është me inicialet G.V., banues në Elbasan.

 

Reklamë

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “5 Maji” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa të një shtetaseje që po kalonte në rrugë.

 

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i  2 vjedhjeve të tjera me dhunë, konkretisht:

 

Më datë 15.05.2019 në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varesen e floririt shtetases A. B.

Më datë 10.06.2019 në lagjen “5 Maji” Elbasan, dyshohet se ka i vjedhur me dhunë varësen e  floririt shtetases V.B.

 

Ky shtetas sipas policisë, I realizonte vjedhjet e varëseve me forcë në kohë dhe vende të ndryshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë