Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Arrestohet 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se vuri zjarrin që...

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9 minuta dhe...

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli i tij...

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja ku e...

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada...

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë,...

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri edhe në...

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas...

Elbasan/ Nis rehabilitimi në brendësi të lagjeve, Gjiknuri: Bashkia po bën një transformim tërësor

12 Tetor 13:52

Pas përfundimit të investimeve në qendër të qytetit, Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit kanë nisur punën për shtrimin e mbi 70 mijë metra katror në lagjet e qytetit.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Gledian Llatja inspektuan punimet për transformimin e lagjes “Haxhias” në Elbasan.

 

“Ajo çfarë po bën Bashkia e Elbasanit është një transformim tërësor. Jo me shpenzime luksi, por shumë të nevojshme për njerëzit këtu pasi kur binte shi i mbyste balta dhe infrastruktura nuk qe e duhura. Janë një sërë programesh të riasfaltimit që po i bën Bashkia e Elbasanit edhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare, Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Nuk janë pak 70 mijë metër katror që do të hidhen në pak muaj në Bashkinë e Elbasanit për të prekur shumë pika që kanë qenë disi jashtë vëmendjes për shkak se investimet kryesore kanë qenë në qendër”, theksoi Damian Gjiknuri.

 

Numri dy i socialistëve vlerësoi punën dhe angazhimin e Bashkisë së Elbasanit për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj.

 

“Investimi është shumë i mirë për të gjithë zonën. Është një investim që prek sipërfaqe të mëdha dhe adreson shumë lagje dhe është ajo që kanë pritur qytetarët. Unë dua ta përgëzoj Bashkinë për punën e mirë që shumë shpejt bëri projektet, aplikoi për fondet, gjeti mbështetjen e duhur dhe tashmë kryetari po i rri mbi kokë zbatimit të këtij programi. Ky është Elbasani që duam të gjithë. Këto janë prova që përditë pak nga pak jeta e qytetarëve në infrastrukturë do përmirësohet”, tha Gjiknuri.

 

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të bërë gjithçka që është e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

 

“Unë e di që qytetarët kanë edhe probleme të tjera. Qeveria po bën gjithçka. Përsa i përket Bashkisë për ta bërë jetën më të mirë me këto investime, është një punë që ecën në drejtimin e duhur. Bashkia meriton një vlerësim në këtë drejtim. Shpresoj shumë shpejt që i gjithë investimi të mbarojë. Shumica e njerëzve e mbështesin dhe janë të kënaqur me këtë punë që po bëjmë. Kështu që i urojmë suksese”, deklaroi Gjiknuri.

 

Kryebashkiaku Gledian Llatja i shprehu mirënjohjen qytetarëve të Elbasanit për mbështetjen dhe bashkëpunimin për jetëzimin e këtij projekti.

 

“Ky është një bllok i madh pallatesh ku përkthimi i investimit në numër popullsie ka një raport shumë të drejtë. Janë 5000 banorë që preken nga ky investim në mënyrë të drejtpërdrejtë sepse i përmirësohet mënyra e jetesës. Ky investim ka gjetur mbështetjen e të gjithë banorëve”, tha Llatja.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Elbasan Gjiknuri Investim Lagje

Nga e njëjta kategori

Situata me zjarret, 4 vatra aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin, angazhohen 183 forca dhe 2 helikopterë

më shumë...

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet nga “Black Hawk” dhe dërgohet në Spitalin e Traumës

më shumë...

Sadushi kërkon zgjidhje urgjente për pagat e gjyqtarëve: Bllokimi cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:59

E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik...

10:44

Ora në të cilën zgjoheni tregon shumë...

10:30

Nëse bëni këto gjëra, tregoni se keni...

10:25

Keni mungesë magnezi? Ja 10 ushqimet natyrale...

10:17

Arrestohet 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se vuri...

10:08

Situata me zjarret, 4 vatra aktive! Flakët...

9:46

Dita e 95 e protestës, nis marshimi...

9:19

Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet...

9:05

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

9:03

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9...

8:55

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli...

8:47

Këshillat e kthimit në shkollë që çdo...

8:16

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja...

8:06

Sadushi kërkon zgjidhje urgjente për pagat e...

7:58

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA...

7:52

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në...

7:39

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin...

7:36

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri...

7:32

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

6:56

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.