Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi të martën një takim me kultivuesit e duhanit në Cërrik, Elbasan me të cilët diskutoi mbi kultivimin e varieteteve të reja, heqjen e monopolit të grumbullimit të duhanit dhe zhvillimin e industrisë përpunuese të duhanit në vend. Ministri Panariti tha se, përmes projektit për nxitjen e kultivimit të duhanit në këtë zonë, deri tani janë mbjellë 10 ha tokë me me një rendiment rreth 30 kuintal/ha duhan, të cilat po përpunohen në 5 furra tharje, 2 në Cërrik dhe 3 në Shkodër.
Synimi është të mos eksportohet, por ta përpunojë operatori vendas dhe për herë të parë pas 25 vitesh të realizohet i gjithë cikli në Shqipëri (kultivim,përpunim industrial dhe prodhim produktesh duhani). Për këtë fazë, tha Panariti janë të punësuar rreth 50 persona të zonës. Ndërsa synimi është që kjo teknologji dhe ky varietet t’iu jepet fermerëve për të zgjeruar kapacitete prodhuese te duhanit, duke dhënë një impakt ekonomik në rreth 1500 familje fermerë.“Nuk mund të përdoret më termi monopol pasi fermerëve po iu ofrohet një kompani tjetër edhe një varietet tjetër duhani. Fermerët do të kenë alternativa si për të zgjedhur varietetin që duan të kultivojnë edhe operatorët grumbullues”- tha ministri Panariti.
Ndërsa Faik Gëzdari drejtuesit I firmës investuese falënderon ministrin e Bujqësisë për mbështetjen që ka dhënë përsa I përket zhvillimit të kultivimit të duhanit. Ne shumë shpejtë këtë eksperiencë do ta shtrijmë në të gjithë zonat e cërrikut, që kjo zona e njohur në vite për kultivimin e duhanit tashti të konkurroj edhe në treg me duhan cilësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *