E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Elbasan/ 39 –vjeçari kapet duke vjedhur naftë në një kamion të parkuar

Policia e Elbasanit ka referuar në Prokurori materialet për një vjedhje në tëntativë.

Bëhet fjalë për një 39-vjeçar i cili është kapur duke vjedhur naftë në një kamion të parkuar në fshatin Bradashesh.

 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
E. P., 39 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë naftë në një kamionin të parkuar”, bëri me dije policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë