Hetimet për një krim të rënda brenda familjes kanë nxjerre në dritë fakte shokuese rreth nënës monstër në South Yorkshire në Sheffild të Britanisë së Madhe.
Sarah Barrass, nëna 35 vjecare qëlloi për vdekje dy djemtë e saj Tristan 13 vjeç dhe Blake 14 vjeç në maj të këtij viti, përpara se të planifikonte edhe vrasjen e 4 femijeve të vet të tjerë.
Në të gjithë këtë masakër ajo u ndihmua nga anëtari tjetër I familjes Brandon Machin.
Mirëpo gjatë hetimeve që po kryen mbi serinë e tmerrshme të vrasjeve horror të fëmijeve të vet, është zbuluar se nëna kriminele e kishte parapërgatitur gjithcka.
10 muaj para se të realizonte planin e saj të kobshëm, Sarah Barrass në një postim në facebook në korrik 2018 shkruante: “Vrasja është si patatet e skuqura; nuk mund të ndalesh vetëm me një”, një citim ky I marë nga shkrimtari I librave horror Stephen King.
Sarah Barrass dhe Brandon Machin janë deklaruar fajtorë për vrasjen e gjashtë fëmijëve të gruas 35 vjecare, krime të cilat tronditen jo vetëm Sheffild-in por të gjithë Britaninë.





