Subscribe

Ekzekutohet me armë zjarri ish-Drejtori i njësisë së tensionit të lartë për veriun, Saimir Jaku 33 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë te premte rreth orës 9:35 në Rrëshen. Saimir Jaku ndodhej bashke me nje shok ne nje nga kafenetë ne qendër te qytetit, kur është qëlluar disa here me automatik. Dëshmitaret i pohuan policisë se atentatorët ishin dy persona te maskuar. Ata kane hyre ne lokal dhe kane qëlluar me breshëri, derisa janë bindur per vrasjen e Jakut. Nga hetimet mësohet se pas krimit, atentatorët kanë lëvizur me nje autoveture tip “Benz” në drejtim të fshatit Gallatë në Kurbin.Nga plumbat ndërkohe ka mbetur i plagosur dhe nje person tjetër, i cili ndodhej ne te njëjtin lokal me Jakun. Ai është dërguar me urgjence ne spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Polica ka shoqëruar në komisariat disa persona, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes. Por ende nuk dihet asgjë mbi motivet dhe autoret e këtij krimi te rende. Blutë e Lezhës në bashkëpunim me F.N.Sh-në, kane bllokuar të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, me qëllim kapjen e autorëve. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të siguruar pamje te mundshme te atentatorëve. Pas ngjarjes,Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka sqaruar se Saimir Jaku, deri para nje jave ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Njësisë së Tensionit të Larte Veri. Ndërsa me pas ishte transferuar në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *