Një tjetër pistë kryesore ku po heton policia për ekzekutimin e Niko Goro është një konflikt mes ketij te fundit dhe autorit Kliti Leka, për një sipërfaqe toke.

Autori pretendonte se biznesmeni e kishte marre truallin për të ndërtuar dhe nuk i kishte dhënë lekët.

Dyshohet se autori ka deklaruar se viktima i kishte marrë tokën, por nuk e kishte paguar. “Ai më ka marrë tokën dhe nuk më ka dhënë lekët”, mësohet të ketë thënë Leka pas arrestimit.

Ngjarja që tronditi Himarën ndodhi rreth orës 9.00, kur vëlla e motër po qëndronin ne marketin e kësaj të fundit, ndërsa atentatori që ndodhej në një makinë tip Volksëagen, qëlloi me breshëri plumbash drejt ndërtuesit.

Fqinjët e viktimës pohojnë se janë të tronditur nga kjo ngjarje duke thënë se Goro ishte një person i rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *