E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ekzekutimi në Shkodër/ 76-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2011

Viktima Lulash Qepuri, rezulton një emër i njohur për policinë.

 

Ai është arrestuar në vitin 2011, pasi policia gjeti armë zjarri, municione luftarake dhe fara kanabisi gjatë një kontrolli në lokalin dhe banesën e tij.

 

Konkretisht policia i ka sekuestruar në atë kohë 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

 

I moshuari është qëlluar me armë në lokalin e tij, ndërsa dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri. Autorët kanë qenë në makinë në momentin që i janë afruar lokalit dhe kanë qëlluar në drejtim të 76-vjeçarit.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video