Subscribe

Lideri i opozitës, Lulzim Basha reagoi pas vrasjes së rëndë të ndodhur të martën në Rrëshen. Ai dënoi ngjarjen në “Facebook” dhe shtoi se Shqipëria ka nevojë për një shtet që merr masa drastike kundër individëve që shkaktojnë krime të tilla.

 

“Jam shumë i tronditur nga vrasja brutale e Esmeralda Filopatit, nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj Vledisonit. I dyshuari kryesor, ish-burri i viktimës, ka qenë më parë në burg për dhunë në familje dhe e ka kërcënuar atë vazhdimisht. Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze. Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes time janë me familjen Filopati dhe miqtë e të afërmit e viktimave.”

 

Fatmir Kolecaj, i cili u mori jetën me armë zjarri ish-gruas së tij Esmeralda Filopati dhe ish-kunatit Vledison Filopati. Policia e ka shpallur në kërkim edhe ka vënë në dispozicion 5 milionë lekë për këdo që jep informacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *