Subscribe

15 persona janë shoqëruar në polici për atentatin që tronditi mbrëmë qytetin e Fierit.

Mësohet se mes personave që po merren në pyetje për ekzekutimin e Demir Backës, ka edhe me precedent të theksuar penal, që kanë pasur konflikte me viktimën.

Autorët, të cilët nuk janë identifikuar ende, dogjën automjetin në fshatin Daullas dhe më pas humbën gjurmët pak pasi kishin vrarë me breshëri kallashnikovi 57-vjecarin që ndodhej në makinën e tij tip “Audi”.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në biznese afër zonës ku ndodhi krimi për të gjetur elemente që mund të ndihmojnë në hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *