Kronikë
Ekzekutimi mafioz në mes të Vlorës/ Autorët ulin xhamin e “Audit” dhe qëllojnë me breshëri Delon Troqen

Dalin pamjet e vrasjes së 38-vjeçarit Delon Troqe, të ekzekutuar mbrëmjen e 21 majit në Vlorë.
Gjithçka ndodh për pak minuta, para servisit të Delon Troqes.
Reklamë
Autorët janë në një makinë tip “Audi”, të zezë, ulin xhamin e mjetit dhe qëllojnë me breshëri vlonjatin. Më pas, ata largohen me shpejtësi.
Burimet bënë të ditur se Delon Troqe sapo ishte kthyer nga Spanja, e po ashtu ishte një emër i njohur për policinë. Ai është edhe kushëri i Ervis Troqes, i zhdukur tre vite më parë, në verën e vitit 2018 në mes të Vlorës.


Vazhdo të lexosh
Reklamë




