E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ekzekutimi i pengut Jan Prenga/ RENEA “rrethon” Shkodrën

RENEA ka zhvilluar operacion gjatë natës në Bardhaj njësia administrative “Rrethina” të Shkodrës si dhe në zonën industriale në afërsi të  ish fërmentimit të duhenit në shkodër për kapjen e personave të cilët dyshihet se janë përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar dy persona të familjes Doçi, të cilët dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Operacioni është zhvilluar në fshehtësi të plotë dhe është drejtuar nga drejtoria e përgjithshme e Policisë duke mënjanuar kolegët e tyre në shkodër.

Më shumë video

Reklamë