Zv.kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe shprehet se vrasja e Klodian Rashës është një krim penal dhe i dënueshëm maksimalisht.
Ndërsa dënon aktin e policit, Brace siguron se kjo nuk është vrasje politike, dhe as e urdhëruar nga qeveria apo ndonjë politikani në qeveri.
Ai shtoi më tej se ky është një rast i izoluar në tetë vitet e fundit dhe nuk ka ndodhur kurrë më parë.
“VRASJA E KLODIAN RASHES ESHTE SHUME E RENDE;
Nje krim penal, i hetueshem, i gjykueshem, i denueshem maksimalisht! LIGJERISHT! Eshte nje humbje e tmerrshme per familjen, prinderit se pari, te afermit, miqte e shoket e tij! Eshte e pashlyeshme per ta, ndaj cdo ngushellim as i afrohet dhimbjes se tyre! Cdo vrasje kerkon DREJTESI dhe DREJTESI do te kete; E qarte, e plote, e shpejte dhe pa mbrojtur e pa kursyer kerkend qe eshte fajtor! Une nuk i di rrethanat e vrasjes, nuk jam prokurori e nuk jam gjykatesi, ndaj besoja se politikanet duhet te kishin zene mend e te heshtnin, por qenka e pamundur; Klodian Rasha ishte qytetar i ketij vendi, me te drejta te plota duke nisur nga jeta, shenjteruar nga ne socialistet duke fshire nga ligjet e ketij vendi, marrjen e jetes qofte edhe si ndeshkim per faj; Jeta nuk merret per asnje arsye, keshtu e mendoj une! Por nje gje dua ta them tani; KJO VRASJE NUK ESHTE POLITIKE, AS ESHTE KERKUAR E AS ESHTE URDHERUAR NGA QEVERIA APO CILIDO POLITIKAN NE TE! Nuk ka qene politik vrasja e qytetareve te pafaj ne keto 8 vite, asnje sekonde, asnje ore, asnje dite; ky eshte nje rast i vetem, i izoluar, i pandodhur kurre me pare ne 8 vite, edhe kur policia eshte percelluar me molotove! NE NUK VRASIM! NE NA KANE VRARE! Ne nuk jemi as Sali Berisha, as Lulzim Basha qe vrane qellimisht, drejtperdrejt, 4 protestues te pafaj e te paarmatosur, fshehen provat, penguan prokuroret, refuzuan mandat arrestet per vrasesit e pergjegjesit, mbrojten e liruan vrasesit, ju dalin per zot qarte cdo minut vrasesve edhe sot; nuk jemi as Ilir Meta qe i quajti te pushkatuarit kokepalare! JOOO! KURRE! Nderkohe, dhuna barbare sot ne mbremje ne Tirane, NUK ESHTE DREJTESI! Per Klodian Rashen asfare! Dhuna ndaj qytetit e jetes ne te ESHTE POLITIKE! ESHTE DHUNE PER PUSHTET! E KERKUAR, NXITUR, ORGANIZUAR, KOMANDUAR, USHTRUAR PER PUSHTET! E njejta qe nga Marsi ne Qershorin e vitit qe shkoi, dogji e percelloi kete qytet; per pushtet! Shihini, eshte e njejta, eshte njesoj, me te njejtet njerez, me mllef e urrejtje ndaj ketij qyteti! E fundit; Dhuna mbi policine perseri nuk eshte Drejtesi! Cdo organizate ka ditet e saj te veshtira”





