Subscribe

Lirohen nga burgu Viktor Marku dhe Sebastian Mali, dajë e nip të arrestuar si të dyshuarit kryesor të ekzekutimit të Hekuran Billës më 11 qershor të 2020.

Prokurori i çështjes Petrit Hysi, i është drejtuar gjykatës për ndryshim mase nga arrest me burg, në arrest shtëpie për të dy të akuzuarit për shkak të afateve të paraburgimit. Ndërkohë mësohet se hetimet ndaj tyre vazhdojnë.

Prokurori Hysi prej më shumë se një viti nuk ka arritur që të dokumentojë apo të mbledhë fakte për të akuzuar Viktor Markun dhe nipin e tij Sebastian Malin, ndaj ka kërkuar që të pushojë akuzat e vrasjes. Nga akuzat duket se ka shpëtuar edhe Adiola Lakra, e cila dyshohej se nxorri në pritë viktimën për ta ekzekutuar. Kjo e fundit ka qënë ne masen me detyrim paraqitjeje.

Vrasja mafioze që tronditi Tiranën ka mbetur pa autor dhe duket se ka sjellë një përplasje të prokurorit Hysi me drejtuesen e tij Elisabeta Imeraj. Kjo e fundit ka dalë kundër pretendimeve të prokuroit Hysi. Ajo i ka kërkuar që të kryejë veprime shtesë pasi ka dyshime të forta që dajë e nip kanë ekzekutuar Hekuran Billën.

Kjo për faktin se Billa më heret kishte vrarë vëllanë e Viktor Markut për të cilin kishte kryer dënimin në burgun e Fushë-Krujës. Lirimii tij nga ky burg, mban firmën e gjyqtares Enkeleda Hoxha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *