Subscribe

Me armë dhe një qese në dorë, janë këto pamjet e para të autorit të vrasjes së Edmond Gosës, pas kryerjes së krimit.

 

Siç dallohet në foton e siguruara, Habib Rexha menjëherë pas krimit ka vrapuar në drejtim të automjetit të tij për t’u arratisur nga vendngjarja. Nga kamerat rreth zonës janë siguruar pamjet e autorit i cili shfaqet duke vrapuar, ndërsa në dorë ka ende armën e krimit.

 

Habib Rexha gjatë arratisjes nuk ka mbuluar fytyrën për t’u mos identifikuar.

 

Në një tjetër foto shfaqet autori i veshur me rroba të errëta, ndërsa në kokë mban kapuç.

 

Autori vrau me një plumb të vetëm në kokë Edmond Gosës, teksa ky i fundit pinte kafe nën shoqërinë e të atit.

 

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, ndërsa autori kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia dhe mbante nën vëzhgim viktimën.

 

Gjithçka nisi më 29 mars të këtij viti, ku vëllai i autorit, Altin Rexha dhe vëllai i viktimës, Armand Gosa u konfliktuan me njëri-tjetrin.

 

“Pse më shikon ashtu” ishte fjalia që ndezi tensionet mes dy të përfshirëve, të cilët raportohet se ishin konfliktuar edhe më herët për motive banale.

 

Pas konfliktit me fjalë, Armand Gosa dhe Altin Rexha ndonëse ishin takuar për tu sqaruat përfunduan duke vrarë tragjikisht njëri-tjetrin.

 

Armand Gosa u kundërpërgjigj me pistoletë, ndërsa Altin Rexha përdori thikën.

 

E gjithë ngjarja ka ndodhur në prezencën e fëmijës së këtij të fundit, i cili ishte dëshmitar në vrasjen dhe krimin e të atit.

 

Ndonëse dy të përfshirët vranë njëri-tjetrin, kjo nuk ka mjaftuar për Habib Rexhën, i cili zgjodhi të hakmerrej për të vëllain.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *