Subscribe

Policia e Tiranës ka arritur që të zbardhë vrasjen mafioze të Briken Sanaj në Kodrën e Diellit në kryeqytet. Burime policore shprehen për Vizion Plus se është dokumentuar vrasja dhe autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

 

Sipas sistemit TIMS, ai ndodhet në Belgjikë. Pritet të dërgohet letërporosi në Belgjikë për kapjen dhe ekstradimin e tij në vendin tonë.

 

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 30 tetorit 2022, ku 39 vjeçari me origjinë nga Dukagjini, u ekzekutua poshtë banesës së tij me 3 plumba.

 

Ai ishte kthyer nga një dasëm në Lezhë në orët e vona të mbrëmjes dhe sapo ka lënë familjen poshtë pallatit, është drejtuar nga garazhi për të parkuar automjetin, kur autori tashmë i identifikuar e qëlloi me kallashnikov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *