Ekzekutimi i avokatit/ Reagon ish deputeti i PD: Elbasani nën pushtetin e bandave, po policia?

Vrasja mafioze e avokatit të njohur Ravik Gurra ka sjell reagimin e menjehershëm të përfaqësuesve të politikes.
Ish deputeti I PD në këtë qytet, Luciano Boci nëpërmjet një statusi në facebook shkruan se qyteti I Elbasanit është nën pushtetin dhe terrorin e bandave.
Sipas tij, ligjin në këtë vend e bën krimi ndërsa policia nuk bën asgjë.
Reagimi i plote ne facebook i Luciano Bocit.
ELBASANI I VRARË
Një tjetër vrasje në zemër të Elbasanit.
Qyteti nën pushtetin e terrorin e bandave.
Në vendin më publik dhe në orën më të frekuentuar, vritet avokati i njohur.
Mesazhi është i qartë.
Nuk është thjesht larje hesapesh.
Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë.
Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat.
Po policia?!!!!
Policia arreston qytetarët që mbrojnë shtëpitë, jetët e familjeve, lirinë e votës.
Policia po përgatit setin e bombave gazlotsjellëse e helmuese të rradhës, ndaj protestuesve.
Po gjuan se kush ishte në protestë e po gjobit autobuzat që i sollën.
Krimi është partneri i saj më i çmuar.
Të ndalim çmendurinë e të çmendurin.
Ka ardhur koha!




