Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Tragjedi në Turqi/ U nisën për fejesë, minibusi me...

Tragjedi në Etna, turisti amerikan humb jetën pasi u...

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 15 persona...

Policia ngre njësi të posaçme për krimet mjedisore, Lamallari:...

“Nuk meritojnë të jetojnë”, ministri izraelit kërkon vrasjen e...

“E lidhën dhe i bënë injeksione antipsikotike”, makthi 18-ditor...

Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por...

Skadon armëpushimi SHBA- Iran, bota pret me ankth negociatat...

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta...

Bazat sekrete të dronëve kamikazë të Putinit shqetësojnë NATO-n,...

Ekzekutim mafioz në Rinas, vritet Gilmando Dani, shoku i Shullazit. Plagoset rëndë agjenti i policisë, Muçi Sheqeri

11 Nëntor 20:10

Pak pasi zbriti nga avioni në Rinas, 47- vjeçari Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, mbeti viktimë e një atentati mafioz.

Breshëritë e plumbave lanë të plagosur edhe 40- vjeçarin Muçi Sheqeri, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës në luftë për jetën.

Ekzekutimi mafioz ndodhi te rrethrrotullimi i Aeroportit Nënë Tereza, rreth orës 14: 20 menjëherë pasi të dy miqtë ishin kthyer me avion nga Barcelona.

Teksa po udhëtonin me një automjet Benz që drejtohej nga Muçi Sheqeri, atyre iu bë pritë nga një tjetër makinë. Autorët i kanë pritur shënjestrat e atentatit në Rinas, derisa ata u futën në makinën e lënë në parkingun e aeroportit që në 7 nëntor kur ishin nisur për në Spanjë.

Sapo vunë re makinën, menjëherë autorët u vunë në ndjekje duke e vendosur automjetin e tyre paralel me atë të Gilmando Danit dhe Muçi Sheqerit. Pikërisht në këtë moment atentatorët hapën zjarr me breshëri kallashnikovi derisa u siguruan se drejtuesit i humbi kontrolli mbi mjetin e tij.

Njëri prej autorëve, i maskuar dhe me kapele, doli nga makina dhe qëlloi drejt Gilmando Danit disa herë me pistoletë. Më pas, ai u kthyer në makinë për tu larguar me shpejtësi drejt Fushë Krujës. Pak minuta më vonë autorët e dogjën mjetin në fshatin Halil. Brenda Toyotës së djegur, u gjetën 4 armë.

Policia ndërkohë vendosi postblloqe në zonë, ndërsa u sekuesrruan pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth.

Fatmirësisht nga krimi tronditës që ndodhi fare pranë Rinasit, në një zonë gjithmonë të populluar, nuk pati të lënduar të tjerë. Por plumbat e kallashnikovëve përfunduan në muret dhe xhamat e hoteleve e bizneseve përreth, duke shkaktuar disa dëme.

Policia dyshon se ngjarja ka motiv hakmarrjen mes bandave rivale, pasi Gilmando Dani, I rikthyer në liri vetëm pak kohë më parë, dyshohet se kishte marrë kontrollin e grupit kriminal të Emiljano Shullazit, që aktualisht ndodhet në burg.

/vizionplus.tv 

Posted Under:
Aktualitet Kronike
Tagged:
Atentat Gilmando Dani Muçi Sheqeri Plagosje Shullazi Viktim Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Gjurmimi”, pas një jave hetime, policia arreston 58 vjeçarin që kultivonte drogë në Pukë, i gjendet edhe armë

më shumë...

U përplas nga makina në Durrës, ndërron jetë në spital 66-vjeçari

më shumë...

Arrestimi i të shumëkërkuarit  Ylli Zalla, reagon policia

më shumë...

Me kallashnikov dhe fishekë, ku u arrestua i shumëkërkuari Ylli Zalla

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:10

Tragjedi në Turqi/ U nisën për fejesë,...

1:59

“Gjurmimi”, pas një jave hetime, policia arreston...

1:36

Tragjedi në Etna, turisti amerikan humb jetën...

1:35

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës,...

1:32

Policia ngre njësi të posaçme për krimet...

1:09

“Nuk meritojnë të jetojnë”, ministri izraelit kërkon...

12:40

“E lidhën dhe i bënë injeksione antipsikotike”,...

12:35

U përplas nga makina në Durrës, ndërron...

12:35

Gurëzeza në Fier e harruar, banorët ankohen...

12:17

Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga...

12:12

Vijon beteja me zjarret në parkun kombëtar...

12:02

Skadon armëpushimi SHBA- Iran, bota pret me...

11:59

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë...

11:53

Bazat sekrete të dronëve kamikazë të Putinit...

11:45

Pakti Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, Trump: Vendet do jenë...

11:36

Hapen aplikimet për infermierë, profesionistët e Shkencave...

11:27

Kopshti i ëndrrave mund të bëhet i...

11:24

Tragjedi në Spanjë/ Ushtari humb jetën gjatë...

11:01

I dyshuar për atentatin ku u ekzekutuan...

10:52

Arrestimi i të shumëkërkuarit  Ylli Zalla, reagon...

Më të klikuarat

  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Ministri Lamallari thërret me urgjencë drejtuesit vendorë të...
  • Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham rikthehen në hotel...
  • “Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentati...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.