Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e kësaj të hëne.

 

Një person ka  mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka pësuar vdekje klinike si pasojë e plagëve të marra. Ky i fundit është identifikuar si Ardian Çollaku, ndërkaq viktima është Lulzim Bitri.

 

Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, pranë një karburanti, ndërsa rrethanat nuk janë zbardhur ende, por pritet që kamerat e sigurisë të hedhin më shumë dritë mbi atentatit të dyfishtë.

 

Bitri ndërroi jetë në vend si pasojë e plagosjes, ndërkohë Çollaku pas transportimit të tij në spitalin e Elbasanit pësoi vdekje klinike.

 

Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Pak minuta më vonë, u gjet edhe një makinë e djegur në fshatin Balldre, i cili dyshohet se u përdor nga vrasësit për ekzekutimin.

 

Çollaku dhe Bitri kanë qenë persona me precedentë të mëparshëm penalë. Ardian Çollaku, i njohur edhe si Ardian Subashi, është arrestuar në vitin 2015 pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”. Mbetet ende e paqartë nëse Çollaku u ekstradua apo jo drejt Italisë, pavarësisht se ekziston një vendim për dënimin e tij.

 

Ndërsa Lulzim Bitri u arrestua në vitin 2018, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *