Ekzekutohet në një atentat mafioz në Durrës Edison Harizaj, një nga personat më më të rrezikshëm në qytetin e Vlorës, i akuzuar për shumë vepra penale e i njohur gjithashtu si mik i ngushtë i emiljano Shullazit.

 

Atentati ka qenë i mirëmenduar nga autorët. Ata e kanë ndjekur Harizajn dhe shokun e tij Genci Gaci 33 vjec të cilët po udhëtonin nga Tirana drejt Kavajës me një makinë audi.

 

Burime të policiës bën të ditur se rreth orës 22.50, dy makina që ishin kundravajtje i zunë rrugën automjetit, në afërsi të plazhit, duke qëlluar me breshëri automatiku.

 

Për pasojë Edison Harizaj 39 vjec humbi jetën menjëherë ndërsa shoku i tij Genc caci u plagos rëndë. Ky i fundit ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Ne foto: Viktima Edison Harizaj

 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar mbi 15 gëzhoja kallashnikovi.

Vendi ku autorët ekzekutuan mikun e Shullazit nuk ka ndriçim, ndërkohë që agresorët janë larguar nga vendngjarja pa u identifikuar.

Pak orë pas vrasjes, policia gjeti në afërsi të fshatit Shënavlash një automjet të djegur, I cili dyshohet se është vjedhur enkas për këtë atentat nga ana e autorëve.

Për shkak të errësirës, grupi hetimorë është rikthyer në vendngjarje këtë të mërkurë.

Edison Harizaj dyshohet se është pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal në Vlorë, por me lidhje me banda të tjera si ajo e Emiljanio Shullazit.

Policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 10 persona të cilët janë marrë në pyetje për të bërë të mundur zbardhjen e atentatit .

Edison Harizaj është i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Emri i tij është i lidhur me zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, por edhe me ngjarje të tjera kriminale. Harizaj dyshohej se vinte gjoba në Vlorë, merrej me trafik droge dhe vendosje eksplozivi. Burimet me dije se Harizaj është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por nuk u gjetën prova.

 

Ne foto: Viktima Edison Harizaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *