Subscribe

Barazimi i euros më dollarin duket se është një ekuilibër i ri do të na shoqërojë minimalisht për disa muaj. Për rrjedhojë edhe raporti euro /lek do të jetë në favor të monedhës vendase. Këto ditë një euro po këmbehet në tregun vendas me 117 lekë, nivel i pahasur më parë në treg.

 

Eksperti Ardian Civivi thotë se zhvlerësimi i euros tashmë nuk është vetëm faktor i tregut të brendshëm.

 

Deri tani kemi thënë që ky zhvlrsim vjen nga sasitë e teperta të euros që ka në vend. Por ditët e fundit është shtuar edhe një faktor tjetër që është raporti me dollarin. Eurozona po shfaq shenja të një dobësie strukturore, si pasojë e luftes dhe post covidit. Po të kemi parasysh që bursat kryesore të produkteve, si gaz naftë drithëra janë të kuotuara në dollarë, për pasojë kërkesa për dollar do të jëtë në rritje. Duke bashkangjitur edhe treguesit pozitiv të ekonomisë amerikane si dhe ndërhyrjën e FED do të kemi kemi tashmë një dollar më të fortë.- u shpreh Civici

 

Por teksa eurozona është pranë një krize ekonomike, pas efekteve të luftës Rusi-Ukrainë,  euro do të vijojë të jetë e dobët përballë dollarit amerikanë.

 

Të dy faktoret, janë sezonal, sasia e eurove që vjen për shkak të sezonit, por e shoqeruar me një dobësi në tregjet nderkombëtare do të jetë një tendencë më e gjatë në kohë. Faktorët që ndikojnë në fuqinë e kursit janë politikat monetare, situata ekonomike, edhe lufta në Ukraine. Zgjidhja e kësaj krize nuk duket e afërt dhe elementet që përcaktojënë kursin, si dhe reja që po vjen e stagflacionit do të jetë një periudhë e gjatë, ku euro do të jetë e dobët në raport me dollarin.  

 

Por një zhvlerësim i monedhës europiane në raport me lekun ka avantazhet/disavantazhet e veta.

 

Një pjesë e madhe e kredive që janë dhënë në euro, ndikojnë në uljen e  kostove të kredisë. Edhe eksportet janë të më të favorizuara me nej euro të dobët. Më të dëmtuara duken importet .Edhe borxhi publik ka tendece te ulet me nje ueor të dobët. Kjo është ajo që që quhet lufta e monedhave. Ndonjëherë vëndet I bëjnë dhe me qellime të caktuara  për të nxitur eksporet.- u shpreh Civici.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *